LAJMI I FUNDIT:

“Ata duan të vrasin tre milionë qen para Kupës së Botës”, FIFA pranon një raport tronditës për organizatorin e Kupës së Botës

“Ata duan të vrasin tre milionë qen para Kupës së Botës”, FIFA pranon një raport tronditës për organizatorin e Kupës së Botës

Aktivistja me famë botërore, Jane Goodall bëri akuza tronditëse dhe paraqiti një ankesë pranë organit ombrellë të futbollit botëror (FIFA) se Maroku dyshohet se dëshiron të vrasë tre milionë qen përpara organizimit të Kupës së Botës.

Jane Goodall iu drejtua me fjalë tronditëse Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafstrom. Ajo shkroi një letër të hapur të fuqishme dhe kërkoi një përgjigje të menjëhershme ndaj të shtënave të supozuara të vazhdueshme ndaj qenve endacakë në Marok.

Maroku do të presë Kupën e Botës të vitit 2030. Do të jetë hera e dytë që Kampionati Botërori do të luhet në tokën afrikane, por do të jetë edhe hera e parë që do të luhet në tre kontinente të ndryshme.


Pritësit kryesorë të Kupës së Botës do të jenë Spanja, Portugalia dhe Maroku, por edhe Argjentina, Uruguai dhe Paraguai do të presë nga një ndeshje, për shkak të përvjetorit të Botërorit.

Por sipas fjalëve tronditëse të Goodall, të cilat ajo i prezantoi FIFA-s, marokenët planifikojnë të vrasin tre milionë qen në rrugë, në mënyrë që “tifozët të jenë të sigurt në Kupën e Botës”.

“Isha absolutisht e tmerruar kur pashë autoritetet marokene të përfshiheshin në vrasje në shkallë të gjerë të qenve në rrugë për t’i bërë vendet e Kupës së Botës ‘më të sigurta’ për vizitorët e huaj”, shkroi Goodall.

Kjo aktiviste shtoi se FIFA do të jetë bashkëfajtore në këtë akt barbar nëse nuk merr masa.

“Tifozët e futbollit, shumë prej të cilëve padyshim janë dashamirës të kafshëve, do të reagojnë duke bërë thirrje për bojkot të vendit dhe duke ushtruar presion ndaj sponsorëve që të tërhiqen. Nëse FIFA nuk bën asgjë, ajo do të njihet për bashkëpunimin e saj në këtë akt të tmerrshëm barbarie”, shtoi ajo.

Goodall i bëri thirrje FIFA-s të pezullojë organizimin e Kupës së Botës në Marok derisa “vrasjet të ndalohen”.

Një numër i të famshmëve dhe ekspertë veterinar i bënë thirrje FIFA-s që të ndërhyjë dhe iu bashkuan nismës së Koalicionit Ndërkombëtar të Kafshëve (IAËPC) për të bërë të detyrueshme mbrojtjen e kafshëve në Marok ose do të përballen me heqjen e organizimit të Kupës së Botës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Liga e Kampionëve
Hidhet shorti në Ligën e Evropës, mësohen kundërshtarët e 1/8-tës

Hidhet shorti në Ligën e Evropës, mësohen kundërshtarët e 1/8-tës

Liga e Evropës
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori