LAJMI I FUNDIT:

AstraZeneca arsyeton vonesat për shpërndarjen e vaksinave në BE

AstraZeneca arsyeton vonesat për shpërndarjen e vaksinave në BE

Pascal Soriot i tha gazetës italiane La Republica se ekipi i AstraZeneca po punonte “24/7 për të rregulluar shumë çështje të prodhimit të vaksinës”.

Ai tha se prodhimi ishte ” dy muaj prapa nga aty ku donin të ishin”.

Ai gjithashtu tha se vendimi i vonë i BE për të nënshkruar kontrata i kishte dhënë kohë të kufizuar për të zgjidhur problemin me furnizimin.


Soriot, shefi ekzekutiv MB-Suedeze, tha se një kontratë me Mbretërinë e Bashkuar ishte nënshkruar tre muaj para asaj me BE, duke i dhënë më shumë kohë për të mënjanuar të gjitha çrregullimet.

Ai i tha La Repubblica se problemet në “shkallëzimin” e prodhimit të vaksinave po përjetoheshin në dy impiante, një në Holandë dhe një në Belgjikë.

“Është e komplikuar, veçanërisht në fazën e hershme ku duhet të zgjidhni vërtet të gjitha llojet e çështjeve,” tha ai.

“Ne besojmë se i kemi zgjidhur ato çështje, por ne jemi në thelb dy muaj më vonë se ku donim të ishim.”

“Ne gjithashtu kemi pasur probleme si kjo në zinxhirin e furnizimit në Mbretërinë e Bashkuar. Por kontrata me Mbretërinë e Bashkuar u nënshkrua tre muaj para marrëveshjes evropiane të vaksinave. Kështu që me MB-në kemi pasur tre muaj shtesë për të rregulluar të gjitha problemet që kemi me hasur”, shtoi ai.

Në trend Botë

Më shumë
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Serbia
Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Evropa
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Kalo në kategori