Kompania Aston Martin ka hequr mbulesën nga modeli i saj i ri dhe ka prezantuar Vanquish Volante. Kabrioleti i modelit flagship GT është i pajisur me një motor V12 që zhvillon 824 kuaj/fuqi, ndërsa shpejtësia maksimale arrin 342 km/h.
Prodhuesi luksoz britanik i automobilave e ka transformuar modelin e jashtëzakonshëm Vanquish coupe në një kabriolet. Volante ka ruajtur të njëjtin motor të fuqishëm 5.2-litërsh twin-turbo V12, që ofron 824 kuaj/fuqi dhe 1.000 Nm moment rrotullues, dhe kjo është e mjaftueshme për të arritur nga 0 në 100 km/h për vetëm 3.4 sekonda.
Aston Martin ka pajisur Vanquish Volante me një çati fabrika që përdor mekanizmin K-fold. Çatia mund të hapet për 14 sekonda, ndërsa procesi i mbylljes zgjat 16 sekonda, po ashtu si në rastin e Vantage Roadster.
Për të kompensuar forcën që humbet nga heqja e çatisë fikse, inxhinierët kanë shtuar forca shtesë në kornizën e karrocerisë, duke e bërë Volante 75 për qind më të fortë anash në krahasim me DBS Volante të mëparshëm.
Motorin V12 e shoqëron një transmision automatik ZF me 8 shpejtësi, dhe gjithashtu ka një diferencial elektronik me shlirim të kufizuar. Suspansioni përmban amortizatorë adaptivë Bilstein DTX për një udhëtim të rehatshëm.
Në brendësi, ndodhet një panel instrumentesh digjital 10,25 inç dhe një ekran infotainment 10,25 inç që përdor softuerin e Aston Martin. Të apasionuarit pas muzikës do të shijojnë sistemin audio Bowers & Wilkins me 15 altoparlantë. Për ata që duan diçka speciale, departamenti Q i Aston Martin ofron mundësi të shumta personalizimi të brendësisë.
Volante peshon 1.930 kilogramë, që do të thotë se është 95 kilogramë më i rëndë se modeli me çati të fortë. Si rezultat, është më i ngadalshëm për 0,1 sekondë në përshpejtimin deri në 100 km/h krahasuar me coupe-in. Megjithatë, kur nën kapak ndodhet një motor kaq i fuqishëm V12, kush do të shqetësohej për këtë ndryshim të vogël?
Aston Martin ende nuk ka publikuar çmimet, por pritet që të jetë pak më i shtrenjtë se coupe-i, i cili ka një çmim fillestar prej rreth 400 mijë euro. Do të prodhohen më pak se 1000 njësi në vit për të dy variantet. Shpërndarjet e para pritet të nisin midis korrikut dhe shtatorit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ky është Cybertruck i ri bazë, a mund ta ndihmojë prodhuesin të tejkalojë vështirësitë nga rënia e shitjeve?

Burri nga Luiziana përshkoi një milion kilometra me Toyota Tundra, dhe atë dy herë

Këto pamje nga Connecticut i SHBA-së tregojnë se sa dëm mund të shkaktojë ‘një gomë e shkëputur’ nëse godet makinën tuaj

Burri nga Luiziana përshkoi një milion kilometra me Toyota Tundra, dhe atë dy herë

Ky është Cybertruck i ri bazë, a mund ta ndihmojë prodhuesin të tejkalojë vështirësitë nga rënia e shitjeve?
Imitimi identik i Lamborghini Urus që u ndërtua në Kinë, nuk ka pamje aq të keqe (Foto)

Mercedes ndalon prodhimin e dy modeleve që ndoshta as nuk i mbani mend
Këto pamje nga Connecticut i SHBA-së tregojnë se sa dëm mund të shkaktojë ‘një gomë e shkëputur’ nëse godet makinën tuaj

Bateri të reja për automjetet elektrike - dimri nuk do të jetë më problem

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Zelensky u kërkoi amerikanëve t’ju shesin sistemet raketore Patriot, reagon Trump

Remzie Osmani dhe Nexhati e ndezin atmosferën në Big Brother - të ftuar në dasmën e Gjestit me Eglin janë edhe disa ish-banorë

MPJD: Deklarata e Serbisë ndaj Sudanit është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

Shpenzoi një milion dollarë dhe i kaloi 15 vite duke restauruar anijen që e bleu, tani po vajton 'vdekjen e tmerrshme' – historia e burrit nga SHBA

"Kosova u prezantua me fusnotë në Tiranë", zv.ministri largohet nga konferenca

Abdixhiku “godet” Hotin: Përdori argumente si ato të kundërshtarëve tanë politikë