LAJMI I FUNDIT:

Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale i reagon Haxhiut: Ministrja t’i përmbushë obligimet e jo të sulmojë

Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale i reagon Haxhiut: Ministrja t’i përmbushë obligimet e jo të sulmojë

Deklarata e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për ndalimin e një zyrtareje të Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, ka ngjallur reagimin e Asociacionit të Qendrave për Punë Sociale.

Të premten, Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi për ndalimin e dy zyrtarëve të QPS-së nën dyshimin se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare. Të dy zyrtarët, me inicialet V.M., sipas njoftimit të Prokurorisë, dyshohet kanë punësuar rreth 10 persona në mënyrë të kundërligjshme dhe se njërin nga këta persona e kanë punësuar si menaxhere për trajtimin e një rasti të dhunës seksuale, “përkundër faktit se e angazhuara nuk i kishte plotësuar kushtet ligjore për të trajtuar një rast të tillë dhe të ndjeshëm”.

Pak orë pas njoftimit të Prokurorisë, ministrja Haxhiu shkroi në Facebook se më 13 korrik kishte njoftuar personat përgjegjës se personi i caktuar si menaxher për trajtimin e një rasti të dhunës seksuale, “nuk ishte i licencuar nga ana e Ministrisë së Drejtësisë”.


Haxhiu: Menaxheri i rastit të 11-vjeçares nuk ishte i licencuar
Lexo po ashtu Haxhiu: Menaxheri i rastit të 11-vjeçares nuk ishte i licencuar

Ndaj, ajo ka thënë se Qendrat për punë sociale do ta kenë mbështetjen e ministrisë, “por assesi shkeljet nuk do t’i tolerojmë”.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale Kosovë, duke thënë se kjo është ndërhyrje dhe presion politik.

“Asociacioni shpreh shqetësimet e saj për deklaratat dhe presionin politik dhe ndërhyrjet nga Ministria e Drejtësisë në këtë rast, që mund të jete precedent i rrezikshëm për të ardhmen  e punës profesionale të punonjësve profesional të shërbimeve sociale dhe të QPS-ve”, thuhet në reagimin për media.

“Në vazhdimësi Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale ka prezantuar sfidat e shumta të QPS-ve për mungesë resursesh njerëzore (staf profesional) logjistike (vetura kompjuterë e mjete pune) mjete financiare për ofrimin e shërbimeve, të gjitha këto të shprehura në takime formale, forume të ndryshme dhe shkresave të dërguara ku kemi kërkuar gjetjen e zgjidhjeve dhe përkrahjen e QPS-ve në të gjitha nivelet. Por, sot QPS-të përballen me mungesën e të gjitha këtyre dhe janë në gjendje shumë të mjerueshme për të operuar”.

Sipas tyre, Ministria e Drejtësisë duhet të kujdeset për përmbushjen e obligimeve të saj karshi përgjegjësive që ka, “e jo të merret e të atakojë individë e QPS-të në forma të tilla”.

“Asociacioni i QPS-ve në vazhdimësi ka shprehur brengat e saj, nga shpërbërja e Ministrisë së Punës e Mirëqenies Sociale, ri organizmit të Departamentit për Politika Sociale, ku kemi shprehur e kemi vlerësuar se të gjitha këto kanë dëmtuar qasjen e hartimit të politikave sociale dhe fuqizimin e sistemit të mirëqenies sociale në përgjithësi në mënyrë të vazhdueshme”, bëhet e ditur tutje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori