LAJMI I FUNDIT:

Asnjë tren nuk do të qarkulloj sot, shkak arrestimi i shoferit ku vdiq e mitura në Klinë

Asnjë tren nuk do të qarkulloj sot, shkak arrestimi i shoferit ku vdiq e mitura në Klinë

Kryesia e Sindikatës së Pavarur të Hekurudhave – Trainkos, ka njoftuar se të enjten nga ora 05:00 do të ndalohet qarkullimi i të gjithë trenave në vend, ku përfshihen trenat e mallrave dhe ata të udhëtarëve.

Vdes e mitura që u godit nga treni në Klinë
Lexo po ashtu Vdes e mitura që u godit nga treni në Klinë

Ky vendim, sipas kësaj Sindikate, është marrë pas arrestimit të makinistit të trenit të relacionit Pejë – Prishtinë gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës pas aksidentit ku mbeti e vdekur një e mitur në Klinë.

“Me datën 18.09.2019 në ora 19:30 minuta, është mbajtur takimi i Kryesisë së SPH – Trainkos me Kryetarë të Shoqatave Sindikale, dhe merret vendimi i lartcekur, si pasojë e arrestimit/ndalimit të kolegut tonë, makinistit të trenit 4200 (relacioni Pejë – Prishtinë) të datës 17.09.2019 nga Policia e Kosovës në mënyrë të padrejtë”, thuhet në njoftimin e Kryesisë së Sindikatës.


Sipas kësaj Sindikate, me arrestimin e makinistit nuk është respektuar Ligji mbi Hekurudhat e Kosovës si dhe Rregulloret dhe Udhëzimet e tjera administrative. Ata kërkojnë nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministria e Punëve të Brendshme, që të bëhet lirimi në mënyrë sa më të shpejtë i kolegut të tyre dhe të fillohet të respektohet Ligji mbi Hekurudhat e Kosovës.

Treni godet një vajzë në Klinë
Lexo po ashtu Treni godet një vajzë në Klinë

Kryesia e Sindikatës së Pavarur të Hekurudhave – Trainkos thotë se qarkullimi i trenave do të fillojë me lirimin e kolegut të tyre nga masa e arrestit.

Ndryshe, gjatë ditës të martës, në Klinë ka vdekur një e mitur si pasojë e lëndimeve që ka marrë nga goditja e trenit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori