Site icon Telegrafi

Askush nuk di çfarë të thotë për McCartneyn e rinuar në mënyrë digjitale në klipin e ri

(Foto: Screenshot/YouTube)

Paul McCartney prezantoi një video të re për këngën “Find My Way”, në të cilën u bashkua me muzikantin Beck, kurse klipi paksa i çuditshëm i ka befasuar fansat e tij.

Kënga është pjesë e albumit të tij të fundit “McCartney III: Imagined” dhe videoja shfaq rokerin “e rinuar në mënyrë digjitale” duke kërcyer në korridoret e hotelit dhe vende të tjera.

Klipi është realizuar me regji të Andrew Donoho, i cili është i njohur për punën e tij në videot e Janelle Monet, The Strokes e Khalid.

Bashkëprodhimi i nënshkruhet produksionit Hyperreal Digital, i njohur për krijimin e avatarëve hiper-realistë, ndërsa koreografinë e ka bërë nga Phil Tajag.

Në ndërkohë, videoklipi i dy legjendarëve të muzikës është shikuar mbi 2.2 milionë herë të YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version