Ashley Cole ka konfirmuar pensionimin nga futbolli i luajtur në moshën 38-vjeçare, pas një karrierë të gjatë dhe shumë të suksesshme.

Mbrojtësi anglez ka qenë njëri nga më të mirët në histori të futbollit në pozitën e tij në krahun e majtë.


Ai gjatë karrierës ka luajtur për klube si Arsenali, Chelsea, Roma, LA Galaxy dhe Derby County, ku me ekipet londineze fitoi shumë trofe vendor dhe evropian.

38-vjeçari anglez në 20 vite si futbollist profesionist ka luajtur me shumë yje të mëdhenj të futbollit botëror.

Megjithatë, ai nuk e pati të vështirë të zgjedh në Sky Sports formacionin më të mirë me bashkëlojtarët që ka pasur tek skuadrat e tij.

Të gjithë të zgjedhurit e Cole vijnë nga dy klubet londineze, ku gjashtë vijnë nga Chelsea dhe katër nga Arsenali.

Në portë anglezi e ka zgjedhur Petr Cech, në mbrojtje së bashku me të ka zgjedhur edhe Branislav Ivanovicin, John Terryn dhe Sol Campbellin.

Mesfusha e Cole formohet nga Florent Malouda, Frank Lampard, Patrick Viera dhe Robert Pires, ndërsa në vijën e sulmit Thierry Henry dhe Didier Drogba. /Telegrafi/

Cole

telegrafi sport app