I pyetur nëse ka ardhur koha që të merret një qëndrim i menduar mirë, pasi mund të trazohet situata – Ashdown ka thënë se, “ka ardhur koha të merret një vendim, i cili duhej të merrej në vitin 1999-të, kur mbaroi lufta”.

“Shiko, ka një fakt që është i qartë, dhe i kuptueshëm dhe i njohur nga të gjithë, megjithëse ndonjë përpiqet ta mohojë atë, dhe pikërisht fakti se nisur nga mënyra sesi Beogradi e trajtoi dhe qeverisi Kosovën, ku serbët janë pesë për qind e popullsisë dhe shqiptarët e Kosovës janë 95 për qind e saj, Serbia humbi të drejtën morale dhe atë praktike për të qeverisur Kosovën”, ka thënë ai.

Ashdown po ashtu ka thënë se po ashtu se “shqetësimi i tij nuk është vetëm Kosova”, por mundësia që serbët në Republikën Serbe në Bosnjë të shpallin pavarësinë e njëanshme, çka, sipas tij, do të krijonte një problem shumë, shumë të madh.

Në fakt, sipas tij, problemi më i madh që fshihet pas Kosovës, të cilën nuk e kanë komentuar shumë, është problemi i Bosnjës. Dhe ky destabilizim, vlerësoi Ashdown, do të jetë jashtëzakonisht shqetësues.