LAJMI I FUNDIT:

ASHAK-u bëhet anëtare e Unionit Ndërkombëtar Akademik

ASHAK-u bëhet anëtare e Unionit Ndërkombëtar Akademik

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës bëhet anëtare e Unionit Ndërkombëtar Akademik (Union Académique International).

Unioni Ndërkombëtar Akademik (Union Académique International), në Asamblenë e Përgjithshme të mbajtur në Tokio të Japonisë, sot pranoi në radhët e veta, me të drejta të plota, Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, të kandiduar sipas rekomandimeve me shkrim të Académie des inscriptions et Belles Lettres të Francës, Akademisë së Shkencave të Austrisë dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të mbështetur gjithashtu me shkrim nga Akademia e Polonisë, e Maqedonisë, etj.

Fletëdëshmia e anëtarësimit të ASHAK në UAI iu dorëzua anëtarit korrespondent të ASHAK, Muhamedin Kullashi, deleguar në këtë Asamble të Përgjithshme.


Unioni Ndërkombëtar Akademik është organizatë botërore e akademive nacionale në fushën e dijeve humane dhe të shkencave sociale. I themeluar më 1919 në Paris, me një sekretariat të përgjithshëm të vendosur në Bruksel, sot Unioni tubon rreth vetes mbi 100 akademi nga 63 vende të të gjitha kontinenteve.

Të kujtojmë se ASHAK-u është anëtare e rregullt me të drejta të plota dhe tejet aktive e ALLEA-s (All European Academies), Federatës së Akademive Nacionale të Europës, që nga viti 2004, anëtare e Interacademic Panel (IAP), e Unionit të Akademive të Europës Juglindore, e Interacademic Human Right Network, me seli në Nju Jork, etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori