Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi kërkoi nga qytetarët të vlerësojnë se kush e shkaktoi incidentin në Komisionin për Çështje Evropiane një ditë më parë.
Megjithëse Ligji për Kuvendin thotë se masat kundër prishjes së rendit nga ana e deputetëve i ndërmerr kreu i Kuvendit.
“Për përgjegjësinë për prishjen e rendit në Kuvend nga ana e deputetëve dhe personave të jashtëm të cilët marrin pjesë në punën e Kuvendit, vendos dhe miraton masa kryetari i Kuvendit në konsultim paraprak me nënkryetarët dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve”, thuhet në Ligjin për Kuvendin, Neni 43.
Qëndrimin e Xhaferit opozita e cilëson si skandaloze. OBRM-PDUKM-ja vlerëson se përgjigja e qytetarëve do të jetë më e zëshme në ditën e zgjedhjeve.
“Qytetarët do të gjykojnë në ditën e zgjedhjeve e cila duhet të vij sa më shpejtë që këto incidente të mos përsëriten nga këta të cilët janë në pushtet dhe friken nga ajo që pason në të ardhmen, përgjegjësi para qytetarëve dhe organeve. Përgjegjësi e zgjidhjes së problemeve brenda Kuvendit janë të deleguarit e qytetarëve dhe ato janë deputetët”, tha Nikolla Micevski, Koordinator i OBRM-PDUKM-së.
Ish nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli vlerëson se zgjidhja e situatës është përgjegjësi e Xhaferit, i cili sipas tij nuk guxon të fshihet dhe të heq barrën përmes një komunikate.
“Besoj se kryetari i Kuvendit nuk duhet të fshihet pas kamerave dhe pas asaj që duket në video incizime, por duhet t’i marr përgjegjësitë ashtu siç dëshiron të deklarohet se ai është i pari i Kuvendit. I pari i Kuvendit nuk ka vetëm privilegje por ka edhe përgjegjësi”, u shpreh Fadil Zendeli, Deputet i Lëvizjes Besa.
Aleanca për Shqiptarët vlerëson se qëndrimi i Xhaferit dëshmon se i gjithë rasti ishte inskenim. Sipas opozitës shqiptare, Xhaferi po e mbron Arbër Ademin njëjtë siç e mbrojti Trajko Veljanovskin në mandatin paraprak.
“Është e pritshme që Talat Xhaferi do ta mbrojë Arbër Ademin, ashtu siç Ademi e mbrojti Xhaferin kur dhunoi administratën e Kuvendit, ashtu siç ata dy bashkë mbrëmë i mbrojtën gjykatësit dhe prokurorët e emëruar nga pazaret e Blerim Bexhetit, Jankullovskës dhe Mijallkovit, apo siç e mbrojtën Trajko Veljanovskin dhe kriminelët e tjerë nga regjimi i kaluar dhe regjimi aktual. Kur kështu sillen para kamerave e me deputetë, lehtë mund të konstatohet se si sillen me qytetarët jashtë kamerave”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.
Në koordinimin urgjent tek kreu i Kuvendit nuk morën pjesë deputetë të OBRM-PDUKM-së dhe Aleancës për Shqiptarët./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri