ASH EMV do të regjistrojë dy kompanitë e saj në Greqi dhe Bullgari për qëllime të prokurimit, shpërndarjes dhe tregtisë së gazit.

Këtë e njoftoi Qeveria pas seancës së sotme të 149-të në të cilën miratoi Informacionin për statusin e projektit “Blerje të Terminalit LNG” në qytetin grek të Aleksandropolis.


EMV është përgjegjëse për regjistrimin e personave juridikë në Greqi dhe Bullgari të nevojshme për aktivitetet operative që lidhen me prokurimin, shpërndarjen dhe tregtinë e gazit.

EMV do të vazhdojë të transportojë gaz natyror përmes interkonektorit me Bullgarinë, deri në ndërtimin e interkonektorit me Greqinë./Telegrafi/