LAJMI I FUNDIT:

Asensio ka vendosur tashmë, refuzon Ligën Premier për një kampionat tjetër

Asensio ka vendosur tashmë, refuzon Ligën Premier për një kampionat tjetër

Marco Asensio tashmë ka marrë një vendim. Lojtari do të largohet nga Real Madridi, do ta zyrtarizojë së shpejti dhe do të nisë një aventurë të re larg klubit të bardhë, ku ka kaluar shtatë sezone.

Sipas gazetës Marca, ylli spanjoll, i cili kishte disa opsione në tavolinë, tashmë e ka vendosur të ardhmen.

Të parët që mbërritën ishin Emery dhe Aston Villa e tij. Pas disa muaj negociatash, lojtari i ka bërë të ditur klubit të Ligës Premier se nuk do ta pranojë ofertën e tij dhe për rrjedhojë nuk do të transferohet në Angli.


Kroos zbulon largimin e parë nga Real Madridi
Lexo po ashtu Kroos zbulon largimin e parë nga Real Madridi

Të gjitha rrugët të çojnë që Asensio të luajë për PSG-në e re sezonin e ardhshëm.

Tani pa Messin dhe ndoshta pa Neymar, Asensio do donte të vazhdonte në Ligën e Kampionëve, një garë që i ka dhënë atij gëzimet e mëdha të karrierës së tij duke luajtur për Real Madridin.

Asensio lidhet me një transferim te Paris Saint-Germain
Lexo po ashtu Asensio lidhet me një transferim te Paris Saint-Germain

Takimet mes argjentit Jorge Mendes dhe drejtorit sportiv të PSG-së, Luis Campos, janë përsëritur ditët e fundit dhe pas refuzimit ndaj Aston Villas, Asensio do të jetë një lojtar i PSG-së me kontratë afatgjatë, gjë që është negociuar mes palëve.

Duhet mbajtur mend se Asensio do të mbërrinte si lojtar i lirë te skuadra parisiene, kështu spanjolli mund të marrë një bonus nënshkrimi ose një kontratë më të vlefshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori