Asensio dhe Ceballos trokasin në derën e Florentino Perezit për të rinovuar kontratat me Real Madridin

Marco Asensio dhe Dani Ceballos ishin lojtarët që frymëzuan Real Madridin në fitoren me rikthim 3-2 ndaj Villarrealit në Kupën e Mbretit të enjten.
Megjithatë, në më pak se gjashtë muaj ata mund të pushojnë së qeni futbollistë të Real Madridit, pasi kontratat e tyre skadojnë në fund të sezonit dhe ata ende nuk kanë arritur një marrëveshje zgjatjeje me klubin.
“Gjërat po diskutohen, të shohim se ku do të shkojë. Jam i fokusuar te vetja ime dhe te ndeshja e ardhshme”.
“Shpresoj se gjithçka do të realizohet. Dua të rinovoj dhe të qëndroj në Madrid për një kohë të gjatë, por nuk është diçka që varet vetëm nga unë. Për mua gjëja më e rëndësishme është aspekti sportiv dhe të jesh i lumtur”, ka thënë Asensio.
Real Madrid ishte duke humbur me dy gola disavantazh në pjesën e parë dhe Carlo Ancelotti vendosi të bëjë një ndryshim të dyfishtë 10 minuta pas pjesës së dytë.
🔁 56' | 2-0 | Double Substitution: @DaniCeballos46 ↔️ @ToniKroos@marcoasensio10 ↔️ @RodrygoGoes#CopaDelRey | #HankookTire pic.twitter.com/cZ0dxCqtJA
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) January 19, 2023
Ai solli Ceballos për Toni Kroos dhe Asensio për Rodrygo Goes dhe papritmas Real Madridi dukej sikur ishte një ekip krejtësisht i ri.
Ceballos kishte vetëm një minutë në fushë kur me një top të mrekullueshëm asistoi për Vinicius Junior, i cili shënoi golin e parë të Real Madridit.
Pak më shumë se 10 minuta më vonë, Ceballos mori pjesë në aksionin e golit të barazimit nga Eder Militao.
⚡ @vinijr kickstarted the comeback!
🆚 @VillarrealCFen #CopaDelRey pic.twitter.com/zabWdO8Ztt— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) January 20, 2023
Kombinim triumfues
Brenda 20 minutave, plani po bëhej bashkë për Ancelottin, pasi Asensio ishte i gjallë në fazën e sulmit duke asistuar për Ceballos që shënoi golin e fitores.
Tani është koha që Ancelotti dhe presidenti Florentino Perez të bëjnë një lëvizje. Asensio po qan për një vend titullari dhe Ceballos dëshiron dëshpërimisht të rinovojë kontratën e tij.
Ata mund të mos jenë titullar të padiskutueshëm, por janë lojtarë themelorë që mund të krijojnë konkurrencë brenda ekipit dhe t’i ndihmojnë ata të fitojnë tituj. /Telegrafi/
👂 Did somebody say comeback?@DaniCeballos46 | #CopaDelRey pic.twitter.com/SXadoe0UGe
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) January 19, 2023
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri