Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë lëshuar seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të enjten.

Kjo seancë është thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, për të anuluar vendimin e datës 21 dhjetor 2023 për këmbim të pronave në zonën e mbrojtur në Badovc me prona në lagjen ‘Prishtina e Re’.


Këmbimi i kësaj prone ishte një prej arsyeve pse PDK-ja, partner i koalicionit me LDK-në në Prishtinë, bojkotoi tri seanca me radhë të Kuvendit Komunal nën arsyetimin se nuk po iu jepej hapësirë për kontribut në hartimin e pikave të rendit të ditës.

Madje, përmes një konference për media deklaruan se në asnjë mënyrë nuk do përkrahin këmbimin e pronave në Badovc. /Telegrafi/

420911115 1071350024081922 4340400126512334238 n 1

420770864 1606330720104626 8330291505737809479 n 1