LAJMI I FUNDIT:

Artistja shqiptare Hana Noka pranon letër nga Shtëpia e Bardhë, pas falënderimit të Bidenit për ndihmën e dhënë Kosovës më 1999

Artistja shqiptare Hana Noka pranon letër nga Shtëpia e Bardhë, pas falënderimit të Bidenit për ndihmën e dhënë Kosovës më 1999

Artistja Hana Noka, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka pranuar së fundmi një letër kthyese nga Shtëpia e Bardhë.

Ajo i kishte drejtuar një letër paraprakisht presidentit amerikan Joe Biden, duke e falënderuar për ndihmën e dhënë Kosovës në periudhën e saj të vështirë në vitin 1999.

Noka tejet e gëzuar ka marrë përgjigje nga Shtëpia e Bardhë me nënshkrimin e presidentit, të cilën e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.


Regjisore, modele e autore librash, Hana Noka - shqiptarja e suksesshme e Hollywoodit tregon rrugëtimin e suksesit në Los Angeles
Lexo po ashtu Regjisore, modele e autore librash, Hana Noka - shqiptarja e suksesshme e Hollywoodit tregon rrugëtimin e suksesit në Los Angeles

“Derisa ne ecim përpara për të trajtuar çështjet komplekse të kohës sonë. Ju inkurajoj të mbeteni një pjesëmarrëse aktive për të ndihmuar në shkrimin e kapitullit tjetër të madh të tregimit amerikan. Ne kemi nevojë për ju, për guximin dhe përkushtimin në këtë kohë kritike dhe ne duhet ta kemi këtë moment së bashku si Shtete të Bashkuara të Amerikës. Nëse e bëjmë këtë, besoj se ditët tona më të mira janë ende përpara”, ka shkruar ndër të tjerash Biden në letrën dërguar shkrimtares së librit “Besa Po”.

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden (Foto: Joe Biden/Instagram)

Hana shkroi më se e lumtur në mbishkrimin e fotografisë së publikuar në rrjetet sociale, se e ka njoftuar presidentin amerikan me projektet e saj në ShBA – atje ku tenton të kthejë në shenjë mirënjohje kontributin që ky vend dha për çlirimin e shtetit të saj amë në periudhën e luftës.

“I shkrova si një shqiptare/amerikane për të shprehur sa mirënjohëse jam për gjithë mbështetjen e tij për atdheun tim Kosovën që nga viti 1999! E informova edhe për projektet e mia dhe përkushtimin tim për të kthyer kontributin tim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi po përballemi me një kohë shumë sfiduese, por së bashku – jemi më të fortë”, shkroi Hana Noka në Instagram.

View this post on Instagram

A post shared by Hana Noka (@hannanoka)

Kjo është letra e plotë që Hana Noka pranoi nga Shtëpia e Bardhë:

“E dashur Hana, faleminderit që gjetët kohë për të ndarë mendimet tuaja me mua. Të dëgjoj individë të pasionuar si ti më frymëzon çdo ditë dhe mirëpres mundësinë për t’iu përgjigjur letrës suaj.

Vendi ynë përballet me shumë sfida dhe rruga që do të kalojmë së bashku do të jetë një nga më të vështirat në historinë tonë. Pavarësisht këtyre kohërave të vështira. Nuk kam qenë kurrë më optimist për të ardhmen e Amerikës. Unë besoj se ne jemi më të pozicionuar se çdo vend në botë për të udhëhequr në shekullin 21 jo vetëm nga shembulli i fuqisë sonë, por edhe nga fuqia e shembullit tonë.

Ndërsa ne mund të mos biem gjithmonë dakord se si të zgjidhim çdo çështje, unë zotoj të jem një President për të gjithë amerikanët. Jam i bindur se mund të punojmë së bashku për të gjetur gjuhën e përbashkët për ta bërë Amerikën një komb më të drejtë, më të begatë dhe më të sigurtë.

Derisa ne ecim përpara për të trajtuar çështjet komplekse të kohës sonë. Ju inkurajoj të mbeteni një pjesëmarrëse aktive për të ndihmuar në shkrimin e kapitullit tjetër të madh të tregimit amerikan. Ne kemi nevojë për ju, për guximin dhe përkushtimin në këtë kohë kritike dhe ne duhet ta kemi këtë moment së bashku si Shtete të Bashkuara të Amerikës. Nëse e bëjmë këtë, besoj se ditët tona më të mira janë ende përpara”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania

Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Magazina
“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

Magazina
Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Magazina
Zhaklin Lekatari: Gjesti është fenomen dhe personazhi më i përfolur i këtij Big Brother

Zhaklin Lekatari: Gjesti është fenomen dhe personazhi më i përfolur i këtij Big Brother

Magazina
Kalo në kategori