Sherrill Roland u dërgua për një krim që nuk e kreu. Si i shfajësuar, ka hap një ekspozitë që përdor materialet që janë të disponueshme në burg. Pjesë të shkrimit të gazetarit David Smith, të publikuar në ditoren Guardian, Telegrafi i sjellë si më poshtë.
Sherrill Roland nuk mund ta prekte vajzën e tij derisa ajo u bë gati një vjeçe. I kishte kaluar 10 muaj burg për një krim që nuk e kishte kryer.
“Ishte hera e parë që dola kur unë mund të zgjidhja se cilat rroba do t’ia vishja dhe hera e parë që e mbaja në krahë”, kujton ai. “Ma dha një buzëqeshje të madhe. Isha i mahnitur.”
Roland (37 vjeç), artist me ngjyrë nga Eshvilli Karolinës e Veriut, u shfajësua në vitin 2015. Ka gërmuar thellë në përvojën e tij të burgosjes, për ekspozitën e hapur në Galerinë “Tanya Bonakdar” në Nju-Jork.
Ekspozita përdor materialet që ishin në dispozicion të Rolandit kur ai ishte në burg dhe bazohet në arkivin e tij të letrave, të librave dhe listave të artikujve që të burgosurit lejoheshin t’i blejnë.
Nga tavani, në hyrje të galerisë, për shembull, artisti ka varur katër skulptura të bëra me akrilik të pastër, në formë zarfesh të mëdhenj të gdhendura me gjuhën që ishte stampuar në postën që ia dërgoi departamenti korrektues në Uashington.
Në hapësirën kryesore të galerisë, dy kuba akriliku 243 me 243 centimetra, ta kujtojnë një turne basketbolli që Rolandi ndihmoi të organizonte brenda burgut. Në galerinë e pasme, pesë skulptura mbajnë tekst nga letrat që ia shkruante nënës së vajzës së tij.
Por, ajo që ekspozita nuk zbulon është krimi për të cilin u akuzua Roland. Preferon të heshtë për këtë temë.
“Kjo sjellë shumë gjëra nga ana tjetër”, shpjegon ai. “E di që mund të tingëllojë e çuditshme, por çdo gjë që kam është të eci para me jetën time, me narrativën time”.
“Te shumë njerëz më të famshëm se unë, që kanë kaluar më shumë kohë brenda sesa që unë jam gjallë, shpeshherë rrëfimet e tyre udhëhiqen nga akuzat e rreme. Është disi e vështirë të përballesh me faktin se ke qenë i pafajshëm gjatë gjithë kohës”.
Ajo që dihet është se në gusht të vitit 2012, Roland ishte në vitin e tij të parë të Universitetin e Karolinës së Veriut, kur merr një njoftim në telefonin e tij, nga një detektiv në Uashington, se ka një urdhërarrest për të. Vepra e dyshuar penale kishte ndodhur në kryeqytet.
Rolandi i kaloi rreth nëntë muaj në ankth duke e pritur aktakuzën, por nuk erdhi kurrë. “Mendova: më në fund mbaroi”, kujton ai. “Nuk ishte kështu. Më çuan në gjyq”.
Gjyqi ishte pa juri, me vetëm një gjyqtar, dhe Rolandi e humbi. Jeta e tij u përmbys: nga shkolla e artit drejt e në burg. U dënua me një vjet e 30 ditë në Qendrën e Paraburgimit në Uashington. Me kalimin e kohës, për sjellje të mirë dhe për punët e kryera brenda, i vuajti 10 muaj e dy javë.
E përshkruan këtë si përvojë çnjerëzore. “Fillon me heqjen e identitetit të dikujt pasi ai të burgoset. Emri im ka më pak peshë se numri im si i burgosur”.
“Për mua, personalisht, kishte dhimbje se pse isha aty. I humbur në atë hapësirë. Ai realitet ishte në fytyrën tënde çdo mëngjes e çdo natë. 23 orë mbyllje, një orë jashtë, kështu që kisha shumë kohë në kokën time, në qelinë time”.
U detyrua të humbiste si funeralet e gjysheve të tij ashtu edhe lindjen e fëmijës së tij të parë, Soraya, të cilën nuk do ta takojë deri në lirimin e tij.
A dyshuan familja dhe miqtë e tij në pafajësinë e tij?
“Të gjithë ata që më duan dhe kujdesen për mua padyshim se më kanë mbrojtur dhe kishin besim tek unë duke e ditur se kush jam. Por, shumë supozime vinin nga TV”.
Roland do t’i shuajë të gjitha dyshimet kur shpallet i pafajshëm. E siguroi një rigjykim gjashtë muaj pas lirimit të tij. E fitoi atë në prill të vitit 2015. Më pas e fitoi një gjyq shfajësimi.
Që atëherë, është përpjekur ta përpunojë përvojën e tij përmes artit të performancës.
Pavarësisht çdo gjëje, Rolandi thotë se tani ndihet me fat, sepse është i liruar dhe ka mbijetuar. “Ka shumë njerëz që janë ende të burgosur, të cilët nuk e kanë këtë shans. Shumë nga këto gjëra që ne nuk do t’i dimë do të vazhdojnë brenda asaj hapësire, derisa dikush t’i thotë ato. Prandaj, e kam përgjegjësinë të flas, sepse isha atje e tash jam jashtë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdiq poeti i mirënjohur Din Mehmeti

Familja Sorgo - aristokracia shqiptare e Dubrovnikut

Amaneti i Agim Qirjaqit: Shembja e Teatrit është aferë e ndyrë

Tumë ilire në Shpenadi

Qyteza ku ende përdoret aramaishtja - gjuha të cilën e fliste Jezu Krishti! (Video)

PasiQË-izmi: Nga parazitët gjuhësorë të serbishtes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës