LAJMI I FUNDIT:

Arta Dobroshi përgatitet për premierë në Kanë

Arta Dobroshi përgatitet për premierë në Kanë

Aktorja e njohur kosovare, Arta Dobroshi edhe zyrtarisht është ftuar për t’ju bashkuar atmosferës festive të kinematografisë në Festivalin e Kanës. Dobroshi paraqitet në filmin “Heshtja e Lornës”, ku luan rolin kryesor.

Regjia e këtij filmi është punuar nga vëllezërit Dardanne dhe ajo është një ndër dhjetë emrat në konkurrencë që të shpallet aktorja më e mirë e festivalit, ku për konkurrente janë edhe aktoret e njohura amerikane, si Julian Moore, Catherine Deneuve dhe Angelina Jolie.

Vëllezërit Dardanne të cilët kanë fituar dy herë “Palmën e artë”, edhe pse janë nga Belgjika kanë një publikë të zjarrtë në Francë, përderisa filmi ka zgjuar kërshërinë e shumë shikuesve në Evropë, por edhe jashtë saj.