LAJMI I FUNDIT:

Shkrimtari Art Lushi, shpërndan lajme të rreme për kinse Ismail Kadare është i sëmurë rëndë

Shkrimtari Art Lushi, shpërndan lajme të rreme për kinse Ismail Kadare është i sëmurë rëndë

“Miq, më vjen keq të ndaj një lajm të hidhur me ju. Sapo më njoftuan nga spitali Arnand Trouseau në Paris që shkrimtari ynë kombëtar, Ismail Kadare ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore . Uroj që Zoti t’u japë forcë e kurajo familjarëve dhe të afërmeve, e mbi të gjitha qetësinë për të pranuar vullnetin e epërm”.

Kështu kishte shkruar shkrimtari Arti Lushi përmes një shkrimi në Facebook.

Por e gjithë kjo doli të jetë lajm i rremë, pasi të afërmit e shkrimtarit e kanë mohuar të ketë qenë i sëmurë Kadare.


Edhe gazetarja e kulturës Beti Njuma, ka reaguar për lajmin duke thënë se “fake news” i përhapur në media, ka lënë të habitur edhe vetë  Kadarenë.

“Një njeri i papërgjegjshëm ka përhapur këto orë lajmin se Ismail Kadare është shtruar në një spital të Parisit në gjendje të rëndë shëndetësore. Botuesi i tij Bujar Hudhri e hedh poshtë këtë ‘fake new’s duke konfirmuar se shkrimtari ynë i madh është si kokrra mollës. Jetë të gjatë Ismail Kadaresë dhe një porosi për kolegët që nxituan të botojnë ‘lajmin’: Verifikoni pastaj publikoni. Ja, edhe vetë Ismaili hapi sytë nga lajmi”,  shkruan Njuma.

Lidhur me këtë, Telegrafi kishte kontaktuar Art Lushin, por ky i fundit nuk kishte dhënë përgjigje, duke thënë shkurt, “kontaktoni mediet”.

Mediet, jo rrallë herë bien preh e lajmeve të rreme, pasi nuk i konfirmojnë ato.

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
Gashi: Mosrespektimi i gjykatës nga Kurti, rrezikon procesin e rastit “Banjska” të Radoiçiqit

Gashi: Mosrespektimi i gjykatës nga Kurti, rrezikon procesin e rastit “Banjska” të Radoiçiqit

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori