LAJMI I FUNDIT:

Arsyet më të pazakonta pse është dashur të anulohen fluturimet e aeroplanëve (Foto)

Arsyet më të pazakonta pse është dashur të anulohen fluturimet e aeroplanëve (Foto)

Zbrazja e lëngut të portokallit, aeroplani i lënë për një kohë të gjatë në diell dhe piloti i dehur, janë disa nga arsyet më të çuditshme, pse është dashur të bëhet shtyrja e fluturimeve të aeroplanëve.

Studimi i qindra kërkesave për kompensim, ka zbuluar disa nga rastet më bizare, që kanë detyruar  anulimin e orarit të paraparë, transmeton Telegrafi.

Kompensime për udhëtarët që nuk arritën me kohe në vendin e duhur

Pasagjerët janë kompensuar me disa mijëra euro, për shkak se kanë mbetur pa shkuar në vendin e duhur në kohën e kërkuar.


FlightDelays.com zbulon se rasti më i çuditshëm, është shtyrja e fluturimit nga Liverpul në Malaga, shkaku i një udhëtari që e ka rrëzuar pa dashje një gotë. Lëngu i portokallit që ndodhej në të, ka depërtuar nëpër kabllo dhe ka shkaktuar një ndezje elektrike që e ka bllokuar sistemin.

Ka mjaftuar pak lëng që të bllokohet sistemi elektrik

Tjetër anulim fluturimi ka ndodhur katër vite më parë, kur fluturimi nga Turqia në Mançester, është anuluar nën arsyetimin se aeroplani ka qëndruar gjatë në diell.

Hyrja e një lakuriqi nate në aeroplan, ka bërë që fluturimi nga Montpellier për në Luton të shtyhet për 24 orë, sepse askush nuk po mund ta kapte krijesën që lëvizte brenda.

Lakuriqi i natës sillej brenda aeroplanit, detyroi shtyrjen e fluturimit

Udhëtarët kanë pritur për 29 orë, derisa fluturakja që do duhej të shkonte nga Londra për në Denver, ka mbetur pa karburante dhe më pas e ka goditur vetëtima. Por, në momentin që gjithçka ka qenë në rregull për fluturim, stafi janë larguar sepse e kishin kryer orarin e punës.

Piloti i dehur që nuk mund të ecte, bëri që të shtyhet fluturimi

Piloti që do duhet të ishte në krye të fluturimit nga Liverpuli për në Madrid, ka shkuar shumë i dehur në punë, sa që nuk ka mundur të ecë si duhet, e lëre më të drejtonte fluturaken, duke bërë që orari i fluturimit të shtyhet për të nesërmen.

Banjat e papastra, apo mungesa e mjeteve higjienike, ka qenë po ashtu në mesin shkaktarëve bizar, që kanë bërë që të mos niset aeroplani. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Brenda bunkerit luksoz ku do të strehohen njerëzit më të pasur të botës nëse shpërthen Lufta e Tretë Botërore

Brenda bunkerit luksoz ku do të strehohen njerëzit më të pasur të botës nëse shpërthen Lufta e Tretë Botërore

Interesante
Nuk është Australia - zbuloni se cili vend e feston i pari Vitin e Ri

Nuk është Australia - zbuloni se cili vend e feston i pari Vitin e Ri

Teoritë më të çuditshme konspirative për Barron Trump, djalin e vogël të presidentit amerikan

Teoritë më të çuditshme konspirative për Barron Trump, djalin e vogël të presidentit amerikan

Interesante
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Shtetet që shikojnë më së shumti pornografi, nuk janë ato që i keni menduar (Foto)

Shtetet që shikojnë më së shumti pornografi, nuk janë ato që i keni menduar (Foto)

Kalo në kategori