LAJMI I FUNDIT:

Arsyet që i dhanë të drejtë SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës për të organizuar botërorin e vitit 2026

Arsyet që i dhanë të drejtë SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës për të organizuar botërorin e vitit 2026
MOSCOW, RUSSIA - JUNE 13: FIFA President Gianni Infantino speaks during the 68th FIFA Congress at the Moscow Expocentre on June 13, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Kevin C. Cox/Getty Images)

Botërore 2026 do të organizohet pre tre shteteve të Amerikës së Veriut.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika dhe Kanada pas votimit të Kongresit të FIFA-s të mbajtur të mërkurën në Moskë, kanë fituar të drejtën për të qenë mikpritës të botërorit që do të mbahet pas tetë vjetëve.

Në këtë formë, këto shtete kanë mposhtur kandidaturën e Marokut, i cili shtet kishte aplikuar për herë të pestë përgjatë 70 vjetëve të fundit.


Mediat e huaja kanë renditur pesë arsyet se pse këto tre vende kanë fituar të drejtën për të organizuar botërorin.

Më poshtë janë të renditur arsyet kryesore:

Pesha politike – Është e qartë se pesha politike e Shteteve të Bashkuara (plus Kanadaja dhe Meksika) është shumë më e madhe se sa e Marokut, sa i përket ndikimit global.

Paraja – Një Kupë Botërore është një makinë që prodhon para. Dhe kandidatura e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara vlerëson të ardhura prej rreth 14,3 miliardë dollarë, pothuajse dyfishi i asaj që organizatorët llogarisin në Maroku. Një argument ekonomik që ka peshuar shumë.

Stadiumet – Edhe pse tetë vjet mbeten për këtë ngjarje, stadiumet amerikane paraqesin një fytyrë më të mirë. Mjafton të thuhet: në Maroko do të duhet të ndërtohen të paktën nëntë sosh me një investim prej 16 miliardë dollarësh, ndërsa tre vendet amerikane kanë nevojë vetëm për vetëm tre miliard dollarë (në stadiume).

Infrastruktura – Në këtë pikë, e cila është gjithmonë subjektive, është e nevojshme të apelohet në raportin e bërë nga teknikët e FIFA-s, në të cilën ata e vlerësuan në mënyrë të qartë Marokun si të pafavorshëm në raport me tre vendet e Amerikës së Veriut.

Rrotullimi i vendeve – Afrika e Jugut e organizoi në vitin 2010, kujtim i mirë për Spanjën. Prandaj, duke organizuar edhe një tjetër botëror në atë kontinent në vitin 2026 nuk është marrë parasysh. Nga ana e saj, shtetet e Amerikës së Veriut e kishin organizuar në të kaluarën tre herë Kupën e Botës: Meksika (1970 dhe 1986) dhe Shtetet e Bashkuara 19994. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Joao Felix arrin në Milano, marrëveshja mes klubeve është arritur

Joao Felix arrin në Milano, marrëveshja mes klubeve është arritur

Serie A
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Ndërkombëtare
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Kalo në kategori