Ekspertët kanë zbuluar pse aeroplanët me të vërtetë kanë dritare në kabinë – dhe nuk është ashtu siç mendoni.
Ndërsa pasagjerët shpesh rezervojnë ulësen e dritares për të pasur pamjet më të mira gjatë ngritjes dhe uljes, shumë mund të kenë menduar se dritaret nevojiten për arsye sigurie.
Kjo për shkak se ekuipazhi i fluturimit zbuloi kohët e fundit se roletat e dritareve duhet të mbahen të hapura në rast emergjence .
Ndërsa kjo është sigurisht e dobishme, të kesh dritare është thjesht për mirëqenien e pasagjerëve – dhe nuk i shërben asnjë qëllimi aktual.
Inxhinieri i softuerit Shaunak Bhattacharjeee shpjegoi në Quora: “Aeroplanët nuk janë projektuar duke ruajtur luksin ose komoditetin e pasagjerëve, por sigurinë e tyre.
Qëllimi kryesor i të pasurit dritare brenda një aeroplani është thjesht të mos i bëjë pasagjerët të ndihen klaustrofobik. Përndryshe, ato nuk shërbejnë për asnjë qëllim, por kërkojnë më shumë teknologji dhe para për t’i ndërtuar ato”. /Telegrafi/