Përveç fustaneve të bardha, nuset në dasma vendosin kryesisht mbulesë në fytyrë
Zakoni i një vajze që martohet në ditën e dasmës duke mbuluar fytyrën është me shekuj më i vjetër se zakoni i veshjes së fustaneve të nusërisë. Dhe, në fakt, për pjesën më të madhe të historisë, velloja nuk ishte aspak e bardhë dhe as transparente.
Shumica e etnologëve dhe antropologëve pajtohen se origjina e mbulesës së nuses duhet kërkuar në kohët e lashta, kur vajzat fshihnin fytyrat e tyre në këtë mënyrë për t’u mbrojtur nga shpirtrat e këqij, shkruan portali Listverse, përcjell Telegrafi.
Greket dhe romaket nga e kaluara mbanin vello të kuqe dhe të verdha që simbolizonin zjarrin për të trembur dhe larguar shpirtrat e këqij dhe demonët.
Romakët shkuan aq larg sa që nuset në një periudhë të historisë ishin të mbuluara plotësisht me një vello të kuqe gjatë gjithë dasmës.
Është edhe një arsye tjetër, shumë më praktike, por po aq rrëqethëse për traditën e veshjes së vellove të gjata. Domethënë, bëhej me porosi, pikërisht sipas gjatësisë dhe masave të tjera të nuses së ardhshme, pas përjetësisë ruhej me kujdes dhe, kur koha vjrn, përdorej si qefin funerali pas vdekjes së gruas.
Në Evropë martesat e organizuara ishin normale dhe ka nga ata që pretendojnë se vajzat mbajnë mbulesë për të mos lejuar që burri i tyre i ardhshëm të shihte fytyrën e tyre deri në fund të ceremonisë martesore. Teorikisht, nëse nuk u pëlqente ajo që panë sapo nusja hoqi vellon, ishte tepër vonë për të ndryshuar mendje.
Një jehonë e largët e këtij zakoni mund të shihet sot në traditën hebraike në të cilën të rinjtë mbajnë një vello për t’u treguar të gjithëve se dhëndri nuk martohet me një vajzë vetëm për shkak të pamjes së saj fizike, por për shkak të vlerave shpirtërore. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Biseda me kanakarin shtëpiak – shenjë inteligjence
A e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Në cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?
Sekreti presidencial: Përse Donald Trump kurrë nuk bart unazë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!