Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është Arsim Prepolli, ish-futbollist i cili pati një karrierë të pasur brenda dhe jashtë vendit. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.

Prepolli fillimisht flet me shumë emocion për kohën kur ai debutoi si futbollist në moshën 16-vjeçare te Flamurtari.


“Shkova në Flamurtar se për momentin Flamurtari i ka pasur kushtet më të mira. E ka pasur stadiumin e vet, i ka pasur zhveshtoret”.

“Edhe tash meritat më të mëdha që kulmin e pak që të bëhem pak një lojtar më i dobishëm, meritat më të mëdha i ka trajneri Luan Prekazi”.

“Unë kam qenë te juniorët, shkova edhe e pa një ndeshje Luani na përcjelli. Më tha djalosh të duhet të vish në ekipin e parë”, ka thënë Prepolli ndër të tjerash.

Episodin e plotë me Arsim Prepollin mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit./Telegrafi/

- YouTube




telegrafi sport app