Arsenali është vënë pas përforcimeve për sezonin e ri në Ligën Premier.

Ardhja e Unay Emery ka ndryshuar edhe kërkesat e klubit në afatin kalimtar.


Portieri i Bayer Leverkusen, gjermani Bernd Leno, është objektivi i parë i klubit.

GettyImages 654135354 1 Bernd Leno i Bayer Leverkusen (Getty Images)

Ai është edhe nën vëzhgimin e Napolit, por që me gjasë do të vazhdojë karrierën në Angli.

Leno shihet si zëvendësues ideal për Petr Cech, i cili po shkon drejt fundit të karrierës.

Emër tjerët që lakohet është portugezi  Gelson Martins që luan te Sporting Lisbona., shkruan Sky Sports.

GettyImages 929397354 Gelson Martins i Sporting Lisbon (Getty Images)

Gunners janë të parët në listë për Martinsin, ndërsa lojtari ka kërkuar që të shkëputet kontrata pas krizave që e kanë kapluar klubin e Sportingut. /Telegrafi/

telegrafi sport app