Arsenali vazhdon fuqishëm si lider – Eberechi Eze shkëlqen me het-trik

Në një përballje ku Arsenali tregoi dominim të qartë, ekipi i Mikel Artetës vazhdon të shfaqet si lider i fortë i Ligës Premier pas javës së 12-të. Fitorja e sotme në derbi 4-1 ndaj Tottenham ishte një demonstrim i aftësive sulmuese dhe fuqisë së kësaj skuadre.
Leandro Trossard shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 37-të pas një devijimi, ndërsa Eze realizoi dy gola, të parë në minutën e 42-të pas asistimit nga Declan Rice, dhe të dytin në minutën e 46-të pas një kombinimi me Jurrien Timber.

Richarlison ngushtoi diferencën për Tottenhamin me një goditje spektakolare nga 30 metra në minutën e 55-të, por dominimi i Arsenalit nuk u ndal.
Het-trikun Eze e kompletoi në minutën e 76-të pas një asistimi nga Trossard.

Me këtë fitore, Arsenali jo vetëm që ruan kreun e tabelës, por konfirmon edhe sulmin e rrezikshëm dhe formën e shkëlqyer të Eberechi Eze, i cili po bëhet një nga figurat kyçe të skuadrës këtë sezon. /Telegrafi/








































