Arsenali ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për transferimin e sulmuesit brazilian,

Gabriel Jesus. Por londinezët nuk do të ndalen me kaq, pasi synojnë afrimin e një tjetër braziliani në repartin ofensivë.


Topçinjtë janë në garë për të nënshkruar me sulmuesin anësorë të Leeds United, Raphinha i cili ka shkëlqyer edicionin e fundit në Ligën Premier.

Arsenal Bid for Raphinha Rejected. 1  1

Arsenal kishte ofruar 50 milionë funte për lojtarin, por kjo ofertë ishte refuzuar nga Leeds.

Sky Sports News ka raportuar se Topçinjtë janë të gatshëm ta përmirësojnë ofertën e tyre dhe gjatë ditëve të ardhshme do të ofrojnë 60 milionë funte për transferimin e Raphinhas.

Për anësorin fantastik interesim kanë shprehur edhe skuadrat tjera të mëdha si Chelsea, Barcelona e Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

telegrafi sport app