Arsenali nis bisedat me Realin, Gunners ofrojnë 35 milionë euro për Vazquezin

301:"MADRID, SPAIN - JANUARY 10: Lucas Vazquez of Real Madrid celebrates after scoring his teamÕs 2nd goal during the Copa del Rey, round of 16, second leg match between between Real Madrid and Numancia at estadio Santiago Bernabeu on January 10, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images) 12:"Getty Images
Real Madrid ka nisur bisedimet me Arsenalin rreth transferimit të Lucas Vázquezit.
Lëvizja mund të mbyllet në fillim të javës së ardhshme nëse ekipi anglez e bind lojtarin me një ofertë tërheqëse.
Çmimi i lojtarit është rreth 35 milionë euro, 32 për shitje dhe tri të tjera në formë të bonuseve.

Gjithsej, 35 milionë më shumë për arkën e Madridit, e cila gjë mund të bëjë që të synojë rekordin e 300 milionë eurove të arkëtimit pas shitjes së lojtarëve.
Por, sulmuesi spanjoll mund të shtyjë negociatat pasi ka marrë oferta prej Interit, Bayernit dhe PSG-së, tri klubet që do të bëjnë pjesë në Ligën e Kampionëve.
Ndryshe, 28-vjeçari deri më tani ka pasur 122 paraqitje për madrilenët dhe ka realizuar 11 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
05/07/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































