Arsenali është përshëndetur edhe me trofeun e FA Cup, pas humbjes në çerekfinale nga Southampton.

Trajneri Mikel Arteta i pushoi shumicën e lojtarëve kryesorë, vendim që mesa duket rezultoi i gabuar, për të pësuar humbje me rezultat 2-1.


Arsenali e nisi më mirë ku krijoi disa raste të bukura, me Martin Odegaard që ishte afër të shënonte.

Sidoqoftë, ishte Ross Stewart që pas një harkimi të bukur e finalizoi për mrekulli për ta zhbllokuar rezultatin (35’).

Arsenali u rikthye në lojë falë Victor Gyokeres që u asistua nga Kai Havertz (68’).

Sidoqoftë, krejt në fund Southampton e arriti fitoren e madhe përmes Shea Charles, për ta bërë befasinë e vikendit (85’).

Kësisoj, Southampton avancon në gjysmëfinale ndërsa Arsenalit i mbetet të luftojë për titullin në Ligën Premier si dhe trofeun e Ligës së Kampionëve./Telegrafi/

telegrafi sport app