Arsenali kualifikohet në çerekfinale të EFL Cup, eliminon Liverpoolin pas penalltive

Arsenali është kualifikuar në çerekfinale të EFL Cup (të njohur si Carabao Cup) pas fitores me penallti ndaj Liverpoolit (5-4), meqenëse koha e rregullt u mbyll pa gola.
Diogo Jota pati dy mundësi të mira në pjesën e parë, ndërsa një tjetër e pati edhe Takumi Minamino. Megjithatë, gjysma e para u mbyll pa gola.
Virgil van Dijk e testoi portierin Bernd Leno në fraksionin e dytë, ndërsa portieri i Topçinjve ia pamundësoi golin edhe Marko Grujicit.

Jota dhe Grujic vazhduan me shanset tjera, derisa për Arsenalin rrezikoi Rob Holding me një goditje me kokë që u ndal nga portieri i Redsave, Adrian.
Duke qenë se deri në mbyllje të 90 minutave nuk pati fitues, skuadra triumfuese u vendos me ekzekutimin e penalltive.

Pas ekzekutimit të njëmbëdhjetëmetërshave më të saktë u treguan lojtarët e Arsenalit që u kualifikuan në çerekfinale të EFL Cup. /Telegrafi/




















































