Arsenali konfirmon transferimin e Denis Suarezit
Denis Suarez është lojtari më i ri i klubit anglez, Arsenalit.
Mesfushori me tipare sulmuese ka kompletuar transferimin e tij te Arsenali nga Barcelona.
Transferimi i spanjollit te klubi londinez vjen si huazim i thjeshtë gjashtë-mujor.
Këtë arritje të marrëveshjes e ka njoftuar vet Arsenali me anë të faqeve zyrtare.
"Më në fund, njoftimi që ju të gjithë keni qenë duke pritur".
"Mirë se vini në Arsenal, DenisSuarez", thuhet në njoftimin e Arsenalit.
Edhe mesfushori spanjoll më herët postoi një fotografi duke u përshëndetur me bashkëlojtarët e tij te Barcelona.
Suarez në të kaluarën ka luajtur edhe për Villarrealin dhe Sevillan. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































