Arsenali i jep leksion Chelseat, Londra vishet me ngjyrë të kuqe (Video)

Arsenali ka fituar ndaj Chelseat me rezultat 3-0.
Topçinjtë ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe kjo ishte një fitore e merituar për Topçinjtë.
Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën e 11-të nga Alexis Sanchez, i cili shfrytëzoi një top të kthyer mbrapa nga mbrojtësi anglez, Gary Cahill.

Ndërsa pas tre minutash shënoi edhe Theo Walcott, i cili pas një asistimi nga Hector Bellerin shënoi në portën e Petr Cech.
Në minutën e 40-të shënoi edhe Mesut Ozil, gjermani me një vole të bukur dërgoi ekipin e tij në pushim me rezultat 3-0.

Në pjesën e dytë nuk kishte gola, edhe pse rastet nuk munguan, posaçërisht nga mysafirët.
Pas kësaj fitore Arsenali ngjitet në pozitën e tretë me 13-të pikë, kurse Chesea zbret në të tetën me dhjetë pikë.
Ndeshja e ardhshme e Topçinjve është ndaj Burnleyt, kurse Blutë kundër Hull Cityt. /Telegrafi/
https://twitter.com/going_for55/status/779723197222641664?ref_src=twsrc%5Etfw
https://twitter.com/MazenMansour95/status/779730137017311232?ref_src=twsrc%5Etfw

















































