Arsenali nuk i ka arritur pritshmëritë këtë edicion dhe pritet të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve për edicionin e ri.

Megjithatë Topçinjtë janë duke synuar ta ndërtojnë një skuadër të fuqishme për vitin tjetër, një skuadër që do të konkurojë për pozitat e para në Ligën Premier.


Objektivi kryesor i Arsenalit për repartin e mesfushës është francezi Christopher Nkunku që po kalon formë fantastike me RB Leipzig.

2020 12 05 bayern leipzig

Sky Sports ka raportuar se Arsenali tanimë ka nisur bisedimet me Leipzig dhe agjentët e lojtarit për transferimin e tij në Londër.

Për të arritur deri tek Nkunku, londinezët duhet të shpenzojnë mbi 35 milionë euro.

23-vjeçari që dy vite është pjesë e Leipzig ku iu bashkua nga Paris Saint Germain për 13 milionë euro.

Francezi këtë edicion në 32 ndeshje zyrtare ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë. /Telegrafi/

telegrafi sport app