Arsenali dhe PSG në garë për vendin e parë në grup, formacionet zyrtare

Arsenali dhe Paris Saint-Germaini do ta zhvillojnë duelin e drejtpërdrejtë për vendin e parë në Grupin A.
Dy skuadrat tashmë e kanë siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve dhe mbetet që të garojnë për pozitën nga e cila do të vazhdojnë tutje.
Arsene Wenger dhe Unai Emery i kanë vendosur ekipet e tyre në përpjekje për të nxjerrë fitore.
Dy skuadrat tjera të këtij grupi, Ludogorets Razgrad dhe Basel, luajnë për një vend në Europa League.
Formacioni startues i Arsenalit: Ospina, Jenkinson, Mustafi, Koscielny, Gibbs, Coquelin, Ramsey, Alexis, Ozil, Iwobi, Giroud.
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
23/11/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































