Mesfushori ganez Thomas Partey është objektivi kryesor i Arsenalit për repartin e mesfushës.

Topçinjtë prej kohësh janë duke kërkuar shërbimet e tij, por Atletico Madrid po heziton ta lë të lirë yllin e ekipit.


E përditshmja angleze The Sun ka raportuar tani se dy skuadrat janë futur në bisedime për një shkëmbim lojtarësh.

GettyImages 1210986002 Alexandre Lacazette. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Atletico Madrid është në kërkim të një sulmuesi dhe i pëlqen francezi i Arsenalit, Alexandre Lacazette.

Dy klubet janë duke biseduar për një marrëveshje për shkëmbim të lojtarëve, ku Partey do t’i bashkohej Arsenalit dhe Lacazette do të transferohej në Madrid.

GettyImages 1203716541 Thomas Partey . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Bisedimet janë në rrugë të duhur pasi vlera e lojtarëve thuajse është e barabartë me dy klubet që i vlerësojnë rreth 60 milionë euro.

Nga kjo marrëveshje eventuale dy trajnerët Diego Simeone i Atletico Madrid dhe Mikael Arteta i Arsenalit do të mbeteshin të kënaqur pasi do t’i kishin në radhët e veta lojtarët e pëlqyer. /Telegrafi/

telegrafi sport app