LAJMI I FUNDIT:

Arsenali detyrohet t’i paguajë Ozilit bonus besnikërie prej tetë milionë funtesh

Arsenali detyrohet t’i paguajë Ozilit bonus besnikërie prej tetë milionë funtesh
(Foto: Instagram/m10_official)

Arsenali i ka paguar Mesut Ozilit një bonus besnikërie në vlerë prej tetë milionë funtesh (8.85 milionë euro), edhe pse ai nuk ka të ardhme te klubi – raporton The Athletic.

Mesfushori ofensiv është jashtë planeve të Topçinjve qe një kohë, mirëpo ata nuk kanë arritur marrëveshje për ta larguar nga rangjet e veta.

Për më shumë, ai është njëri prej futbollistëve më të paguar te klubi anglez, me pagë javore prej 350.000 funtesh (387.000 euro).


Natyrisht që Arsenali nuk ka dashur t’ia paguajë këtë rrogë edhe këtë sezon, mirëpo Ozil mbeti në Emirates edhe pas ditës së fundit të afatit kalimtar.

(Foto: Instagram/m10_official)

Për më shumë, 31-vjeçari, i cili nuk ka luajtur që nga muaji mars, ka përfituar edhe bonusin prej tetë milionë funtesh që ishte përfshirë në kontratën e nënshkruar në vitin 2018, me kusht që ai ta respektonte atë.

Në janar të vitit 2018, Ozil nënshkroi kontratë trevjeçare dhe duket se do ta respektojë deri në fund, edhe pse Mikel Arteta nuk e përfshin në skuadrën e tij të parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias

Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias

La Liga
Bayern Munich me transferim të papritur: Afron në ekip zëvendësuesin e Neuer

Bayern Munich me transferim të papritur: Afron në ekip zëvendësuesin e Neuer

Bundesliga
Barcelona po e shet një lojtar në Arabi – kjo lëvizje i hap derën transferimit të Rashford

Barcelona po e shet një lojtar në Arabi – kjo lëvizje i hap derën transferimit të Rashford

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Gjyqtari Michael Oliver e ka të ndaluar të ndajë drejtësinë në ndeshjet e klubit anglez

Gjyqtari Michael Oliver e ka të ndaluar të ndajë drejtësinë në ndeshjet e klubit anglez

Premier League
Flick nuk llogaritë më tek ai, por ylli i Barcelonës po insiston që mos të largohet nga klubi

Flick nuk llogaritë më tek ai, por ylli i Barcelonës po insiston që mos të largohet nga klubi

La Liga
Kalo në kategori