LAJMI I FUNDIT:

Arsenali akuzohet se është ‘përgjegjës’ për luftën mizore në Republikën Demokratike të Kongos

Arsenali akuzohet se është ‘përgjegjës’ për luftën mizore në Republikën Demokratike të Kongos

Arsenali është akuzuar se është ‘përgjegjës direkt’ për luftën mizore që po bëhet në Republikën Demokratike të Kongos, kjo për shkak të sponsorit të tyre ‘Visit Rwanda’.

Ministrja e jashtme e Republikës Demokratike të Kongos, Therese Kayikwamba Wagner,  i ka shkruar gjigantëve evropianë Arsenal, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich për të ndërprerë marrëveshje me ‘Visit Rwanda’.

Ajo ka akuzuar klubet në fjalë duke thënë se janë përgjegjës direkt për luftën mizore që po zhvillohet në atë vend.


Sipas të dhënave nga The Telegraph, Republika Demokratike e Kongos thuhet se i ka dërguar rreth 500,000 persona në pjesën lindore të vendit, me 4000 trupa nga Ruanda që janë aktiv në atë fushë së bashku me grupin rebel të Ruandas – M23.

“Me mijëra janë aktualisht të bllokuar në qytetin e Gomës me qasje të kufizuar në ushqim, ujë dhe siguri. Me qindra jetë janë humbur: dhunim, vrasje, mbizotërojnë vjedhjet”.

“Sponsori juaj është përgjegjës direkt për këtë mjerim. Nëse jo, për ndërgjegjen tuaj, atëherë klubet duhet ta bëjnë për viktimat e agresionit nga Ruanda”.

Arsenali shkarkon të gjithë potencialin ndaj Manchester Cityt dhe i turpëron në ‘Emirates’
Lexo po ashtu Arsenali shkarkon të gjithë potencialin ndaj Manchester Cityt dhe i turpëron në ‘Emirates’

“Teksa Arsenali e luajti ndeshje e tyre të fundit të fazës së parë në Ligën e Kampionëve, 500,000 njerëz më shumë u zhvendosën në lindje të vendit”.

“Unë po shkruaj për ta vënë në pikëpyetje moralin e klubit tuaj, tifozëve tuaj, lojtarëve tuaj, për të pyetur pse po vazhdoni marrëdhënien me ‘Visit Rwanda’”, ka shkruar Wagner në letrën drejtuar pronarit të Arsenalit, Stan Kroenke./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

La Liga
Valverde e lavdëron ‘armën sekrete’ të Real Madridit para duelit ndaj Atletico Madrid

Valverde e lavdëron ‘armën sekrete’ të Real Madridit para duelit ndaj Atletico Madrid

La Liga
Ylli i Man Utd largohet nga kombëtarja pasi trajneri tha se ai nuk e meriton ftesën

Ylli i Man Utd largohet nga kombëtarja pasi trajneri tha se ai nuk e meriton ftesën

Ndërkombëtare
Simeone në telashe, dy yjet e Atletico Madrid në dyshim për sfidën ndaj Real Madridit

Simeone në telashe, dy yjet e Atletico Madrid në dyshim për sfidën ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori