Arsenali ka fituar me rezultat 2-0 takimin e javës së gjashtë të Ligës Premier ndaj West Bromwich Albionit.

Topçinjtë janë kthyer te fitoret në kampionat ndaj WBA-së pas barazimit në ndeshjen e fundit përball Chelseat.


Golat në këtë takim për skuadrën e Arsene Wengerit u shënuan nga sulmuesi francez, Alexandre Lacazette (20’, 67’).

Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi Nacho Monreal, i cili u notua me 8.9, ndërsa me notën më të ulët u vlerësua Craig Dawson me 5.6.

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajtën edhe dyshja me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, të cilët u notuan me 6.8, respektivisht 7.3. /Telegrafi/

Arsenal:

notat arsenali 2 e1506373531242

WBA:

notat arsenali 3 e1506373604132

telegrafi sport app