Arsenali po vazhdon me seri pozitive pasi ka fituar 2-0 në shtëpi ndaj Watfordit në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Ligën Premier.

Skuadra e Unai Emeryt ka hyrë në një formë të mira pasi me këtë fitore ndaj Watfordit tashmë ka pesë fitore radhazi.


Golat në këtë fitore të skuadrës nga Emirates u shënuan nga Craig Cathcart (OG, 81') dhe Mesut Ozil (84').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi Rob Holding, i cili u vlerësua me 7.8, ndërsa nota më e ulët shkoi për Cathcart që u notua me 5.6.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajtën edhe dyshja shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, të cilët patën paraqitje të mira duke u notuar me 7.6, respektivisht 7.1. /Telegrafi/    Arsenal:

notat arsenali 5 e1538236983239

Watford:

notat arsenali 6 e1538237000546

telegrafi sport app