Arsenali dhe Atletico Madrid kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Evropës.

Topçinjtë kanë lëshuar nga duart një fitore të sigurt në ndeshjen e parë të luajtur para tifozëve të tyre në Emirates, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Wanda Metropolitano.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Alexandre Lacazette (61') për skuadrën e Arsene Wengerit, ndërsa për skuadrën e Diego Simeones shënoi Antoine Griezmann (82').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi i Arsenalit, Lacazette, i cili u vlerësua me notë 8.8, ndërsa nota më e ulët shkoi për Sime Vrsaljkon që u vlerësua me 5.0.

Lacazette 2 Lacazette ishte më i vlerësuari i ndeshjes (Getty Images)

Për 90 minuta luajtën edhe dyshja me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, të cilët patën paraqitje të mirë, duke u vlerësuar me notë 7.4, respektivisht 7.2. /Telegrafi/ Arsenal:

notat arsenali 8 e1524777189577

Atletico Madrid:

notat arsenali 9 e1524777203994

telegrafi sport app