LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja për kompensimin pas bllokimit të Kanalit të Suezit

Arrihet marrëveshja për kompensimin pas bllokimit të Kanalit të Suezit

Pronarët dhe agjencitë që siguruan anijen gjigante të mallrave që bllokoi Kanalin e Suezit për gati një javë në muajin mars, arritën një marrëveshje në parim për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Administratën e Kanalit për kompensimin shkaku i bllokadës – thanë përfaqësuesit e të dy palëve, pa deklaruar se çfarë zgjidhja ishte.

Çështja kryesore e mosmarrëveshjes është shuma e dëmshpërblimit të kërkuar nga Administrata e Kanalit Suez për shkak të bllokadës gjashtë ditore të kalimit në të cilin anija ishte bllokuar dhe u përplas.

Shuma do të mbulojë operacionin për zhbllokimin e kanalit, pra nisjen e anijes “Ever Given” dhe kostot e bëra për shkak të ndërprerjes së trafikut në Kanal, i cili përfshin tarifat e tranzitit që mbushin buxhetin e shtetit të Egjiptit.


Menaxhmenti i Kanalit të Suezit fillimisht kërkoi 916 milionë dollarë dëmshpërblim dhe më vonë e zbuti kërkesën në 550 milionë, raporton aljazeera.

Një gjykatë në Kajro shtyu fillimin e procesit të filluar me rastin e bllokimit të Kanalit të Suezit deri të dielën, 4 korrik, sepse ekipi ligjor i Administratës së Kanalit të Suezit deklaroi se po shqyrtonin ofertën e pronarit të anijes.

Fajtori i dyshuar për bllokimin, një anije 400 metra me flamur Panamane “Ever Given” që transporton kontejnerë midis Azisë dhe Evropës, ka qenë “në paraburgim” që nga marsi, sipas vendimit të autoriteteve egjiptiane – deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompensimit .

Bllokimi gjashtë ditor i kanalit ndërpreu shpërndarjen globale të mallrave. Qindra anije ndaluan derisa u zhbllokua Kanali, dhe disa anije u detyruan të kalonin një rrugë shumë më të gjatë rreth gjithë Afrikës, gjë që i detyroi ata të paguanin më shumë për karburantin dhe të bënin kosto të tjera.

Rreth dhjetë për qind e tregtisë në botë të mallrave kalon përmes Kanalit të Suezit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Evropa
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori