Christian Eriksen shumë shpejtë do të jetë një lojtar i Interit pasi klubet kanë arritur marrëveshje.

Danezi ka rënë dakord për kushtet personale disa ditë më parë, duke refuzuar të gjitha propozimet e tjera.


Sipas raportimeve nga Sky Sport Italia, Sportitalia, La Gazzetta dello Sport dhe më shumë të tjera, marrëveshja u arrit përfundimisht për 18 milionë euro.

3amK 91318u l

Frank Trimboli dhe Paolo Busardò - kishin darkuar me drejtorët e Interit, Beppe Marotta dhe Piero Ausilio të enjten në mbrëmje.

Sot ata ishin në selinë e Interit këtë pasdite për të finalizuar detajet e transferimit.

La Gazzetta dello Sport shkuan se dokumentet po shkëmbehen tani.

eriksen 1

Plani është që Eriksen tu nënshtrohet testeve mjekësore të hënën, por mund të fluturojë më herët për të qenë gati për ndeshjen e së dielës në Serie A kundër Cagliari në San Siro. /Telegrafi/

telegrafi sport app