Reperi i famshëm botëror, Travis Scott, është arrestuar gjatë ditës së sotme (e enjte).

Kjo pasi u kap në gjendje të dehur në publik. Reperi 33-vjeçari thuhet se ishte shkaktari i një konflikti dhe shqetësimi në një varkë në Miami Beach.


Përveç sjelljeve të papërshtatshme dhe dehjes, ai raportohet se refuzoi të largohej nga varka.

Screenshot 6 29 Travis Scott

Scott, emri i të cilit është Jacques Bermon Webster, u arrestua në orën 1:44 të mëngjesit në Miami Beach Marina dhe u dërgua në burg në orën 4:35 të mëngjesit.

Scott është një nga artistët më të kërkuar të repit të dekadës së fundit dhe ndoshta është më i njohur për performancat e tij të zhurmshme live që herë pas here kanë dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë një shfaqje fatale të Festivalit "Astroworld" në 2021 që la 10 njerëz të vdekur.

Screenshot 7 27 Travis Scott

Incidenti herët të enjten filloi kur Scott ishte në një varkë dhe ishte përfshirë në një mosmarrëveshje me disa të tjerë, tha policia.

Oficerët u thirrën në marinë dhe atij iu kërkua të largohej.

Screenshot 8 24 Travis Scott

Deklarata e arrestit jep disa detaje të tjera të ngjarjes.

Oficerët vunë re se ai po u bërtiste të tjerëve dhe ishte në gjendje të dehur. /Telegrafi/