Arrestohet personi i cili goditi me veturë një këmbësore në Fushë Kosovë e më pas iku nga vendi i ngjarjes
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të identifikoj personin i cili dje me veturën e tij goditi një këmbësore në Fushë Kosovë, e më pas iku nga vendi i ngjarjes.
Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin se policia ka arritur të arrestojë personin në fjalë.
“Sot rreth orës 09:40, nga Njësiti i hetimeve të Trafikut Rajonal të Prishtinës, është identifikuar personi dhe automjeti që ka qenë i përfshirë në aksidentin e ndodhur dje në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku është lënduar rëndë një këmbësore. Fillimisht nga hetuesit është përcjellë automjeti i dyshuar, derisa ka arritur në një autoservis në Çagllavicë”, ka thënë Ahmeti.
Ai ka shtuar se ka qenë reagimi i shpejtë i hetuesve ai që ka mundësuar arrestimin e personit të dyshuar si dhe konfiskimin e automjetit të tipit Opel Corsa i cili ishte i dëmtuar.
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, rasti do të përcillet në koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet në njoftim.
Ndryshe dje rreth orës 11:00 në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, kishte ndodhur aksidenti ku si pasoj e aksidentit lëndime trupore kishte pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Si u vodhën gjësede në vlerë 5 mijë euro derisa familja ishte në dasëm, flet avokati Bajraktari
Urimi i VLEN-it me rastin e 8 Shtatorit: Kjo ditë është simbol i vendosmërisë dhe aspiratës sonë për demokraci, liri dhe mirëqenie
Rrezikonin sigurinë e pushuesve, 17 mjete lundruese bllokohen në të gjithë vendin
Rama zbulon drejtuesit e rinj politikë të PS-së, befasi në Tiranë
Reuters shkruan për bllokimin e pikave kufitare Serbi-Kosovë
Largimi i bllokadave nga pikat kufitare në veri, dështim i përpjekjeve destabilizuese të Serbisë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pse ndërkombëtarët nuk reaguan pas bllokimit të kufijve nga Serbia, flasin analistët
Padia e MAPL-së ndaj Komunës së Graçanicës, gjykata shtyn ekzekutimin e rregullores për lejet e ndërtimit deri në vendimin final
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve