Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi gruan dhe dy vajzat

Një person është arrestuar pasi i kishte sulmuar gruan dhe dy vajzat e tij (njëra e mitur).
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 16:20, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, si pasojë e sulmit viktimave u është ofruar tretmani mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje i kishte sulmuar fizikisht viktimat bashkëshorten dhe dy vajzat e tij (njëra e mitur). Si pasojë e sulmit viktimave u është ofruar tretmani mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/07/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































