Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike në familje.

Rasti ka ndodhur në Kaçanik, të martën në ora 20:40.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike në familje ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në njoftim.

Policia rastin e ka cilësuar si lëndim të rëndë trupor, ndërkaq viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/