Policia në Skenderaj ka arrestuar një  person të dyshuar për veprën penale ‘sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’.

Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 15:40 në  stadiumin qytetit të  Skenderajt, në kohën kur zyrtarët policorë ishin duke bërë sigurimin e një ndeshje futbollistike.


Zyrtarët policorë kishin reaguar ndaj disa tifozëve të cilët në shenjë pakënaqësie po tentonin t’i sulmonin disa lojtarë, me ç’rast i dyshuari H.B. 58 vjeçar, kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Personi i dyshuar  pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit publik, është liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar vepër penale ‘sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare’. /Telegrafi/