LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një aktivist i Vetëvendosjes

Arrestohet një aktivist i Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje bën të ditur se Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar një aktivist të saj.

Sipas VV-së mbrëmë, pas mesnate aktivisti Lulzim Gjaka është arrestuar në kufirin me Republikën e Shqipërisë.

“Atij i janë caktuar 30 ditë paraburgim. Mbajtjet e tilla të aktivistëve, konfirmojnë se ekzistenca e aktivizmit konsiderohet rrezik për ekzistencën e pushtetit. Përndjekja e aktivistëve, e cila po bëhet me urdhra politikë është e papranueshme për secilën shoqëri demokratike. Tashmë, janë mbi 380 arrestime që prej nënshkrimit të marrëveshjeve të dëmshme në Bruksel dhe Vjenë. Për një shtet të drejtë, ndalimi i arrestimit të aktivistëve është hap urgjent të cilin duhet ta bëjë ky pushtet që po rrëshqet kah autoritarizmi”, thuhet në një komunikatë të kësaj Lëvizje.


Madje Lëvizja Vetëvendosje komenton edhe arrestimin e djeshëm të kryetarit të saj Visar Ymeri, arrestimin e të cilit e konsideron jo normale.

“Ne nuk mund t’i pranojmë këto taktika policore në angazhimin tonë politik. Ne kërkojmë ndalimin e arrestimeve të padrejta të aktivistëve. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Lulzim Gjakës”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Kalo në kategori