Një person me inicialet A.E 33 vjeç është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policor pas një vjedhje në progres që ka bërë rreth orës 01:00 në rrugën “Rifat Burgjeviq” në lagjen Bregu i Diellit, Prishtinë.
Në një njoftim për media nga Policia e Kosovës thuhet se zyrtarët policor domosdoshmërish janë detyruar të përdorin armën e zjarrit, ku nuk raportohet për persona të plagosur, vetëm dy zyrtarë policorë kanë marr lëndime trupore.
“Sot rreth orës 01:00, policia ka marrë informacionin për një rast vjedhjeje në progres në rrugën ‘Rifat Burgjeviq’ në lagjen Bregu i diellit, në Prishtinë. Me të marrë informacionin, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në gjendje flagrante ka hasur personin e dyshuar, i cili menjëherë ka filluar ikjen për t’iu shmangur arrestit policor. Personi i dyshuar gjatë përpjekjeve të tij për të ikur nga policia, ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policor, por fatmirësisht nuk ka arritur të qëlloj ata”, thuhet në njoftim.
Sipas Policisë, duke marrë në konsideratë faktin se veprimet e të dyshuarit përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe potencialisht të rrezikshëm për jetën e tyre, zyrtarët policor domosdoshmërish janë detyruar të përdorin armën e zjarrit me qëllim të neutralizimit të veprimeve të tilla të rrezikshme të të dyshuarit si dhe për ta vënë të njëjtin nën kontroll.
“Përkundër shkrepjeve nuk raportohet për persona të plagosur nga arma e zjarrit përveç lëndimeve trupore që gjatë arrestimit të personit të dyshuar kanë marrë dy zyrtarë policor. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë në gjendje shëndetësore të qëndrueshme”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e policisë thuhet po ashtu se i dyshuari, A.E, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas arrestimit me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
“Të njëjtit policia i ka sekuestruar edhe një revole, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rastin në fjalë. Ndërkohë që ndaj të dyshuarit po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme policore rreth këtij rasti, njëkohësisht është zgjeruar rrethi i hetimit edhe për disa raste të tjera për të cilat ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti mund të jetë i implikuar. Bëhet fjalë për një rast tentim vrasjeje, të ndodhur me datën 24.10.2018, rreth orës 02:00, ku i dyshuari ka shtënë në drejtim të një zyrtari policor, pasi që i njëjti është hasur në tentativë të kryerjes së veprës penal. Gjithashtu edhe më datë 02.11.2018 rreth orës 20:00, në përpjekje për t’iu shmangur legjitimimit policor i njëjti ka shtënë në drejtim të zyrtarit policor, për të ikur më pas në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare