Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë detaje mbi arrestimin e kryebashkiakut e Bulqizës, Lefter Alla.
Sipas SPAK, Alla është vënë në pranga për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”,“Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikim i formularëve”.
Për këto vepra penale po hetohen edhe shtatë persona të tjerë.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr. 9 të vitit 2022, për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”,“Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikim i formularëve”, parashikuar nga nenet 258 paragrafi i dytë, 248, 186/2,3 , 190/1 të Kodit Penal.
Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi të alternuara këto me mjetet apo metodat tradicionale të hetimit.
Në analizë të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë moment, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim L. A., E. Ll., R. K., A. G., K. Z., D. Xh., L. D. dhe E. I., në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal, shtetasit L. A. dhe E. Ll. në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Shpërdorim detye” parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal, shtetasit R. D., A. K., A. N., D. G. në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/2,3 i Kodit Penal, ndërsa shtetasi K. I. ka konsumuar vperën penale “Falsifikim i formularëve” parashikuar nga neni 190/1 i K.Penal .
Nga hetimi ka rezultuar se për shtetasin nën hetim L. A. me detyrë Kryetar Bashkie me funksionin e tij si i zgjedhur vendor për të administruar konform ligjit Njësinë vendore Bashkinë Bulqizë evidentohet qartësisht sjellja e tij duke dokumentuar disa fakte penale si shkeljet gjatë procedurës së prokurimin publik me procedurë të hapur në datë 30.04.2021, operatorëve ekonomikë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k, me objekt “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë të tenderit në shumën 322.439.000 lekë të reja, me afat kohor 10 mujor.
Ky shtetas nën hetim në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë, si specialiste e prokurorimeve, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit. Në një kohë që nga hetimi ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.
Kjo proçedurë prokurimi dyshohet që është inicuar dhe zhvilluar në kundërshtim me LPP dhe aktet nënligjore dhe nga AK Bashkia Bulqizë, konkretisht nga të hetuarit me veprime aktive që konsistojnë në ngritjen e një mekanizmi të posaçëm, për nxjerrjen fituese të një firme në lidhje me proceduren e prokurimit të zhvilluar nga Bashkia Bulqizë. Aktet deri në këtë fazë të hetimit njoftojnë se të hetuarit i) miratuan kritere për të favorizur një firmë pjesëmarrse në tender ii) firma pjesëmarrëse në prokurim paraqiste vetëm dokumetacionin, ndërkohë punimet realizoheshin nga i hetuari (A. K.), i cili rezultoi lidhje e afërt e Kryetar i Bashkisë (L. A.).
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.21 datë 14.03.2023 ka caktuar masat e sigurimit “arrest në burg” për shtetasit:
A., si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”,parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Ll., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”,parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
K., si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
I., si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
D., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2e 25 i Kodit Penal.
Gj., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
Z., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
Xh., si person i dyshuar për kryerjen e veprës“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
D., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/2,3 i Kodit Penal.
G., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 186/2,3 të Kodit Penal.
K, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”,parashikuar nga neni 186/2,3 i Kodit Penal.
Gjithashtu me vendimin nr.21 datë 14.03.2023 Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, për shtetasit:
K. I., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i formularve”,parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.
A. N., si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 186/2,3 të Kodit Penal.
Policia e Shtetit ka ekzekutuar në datën 16.03.2023 masat e sigurimit të caktuara nga Gjykata me vendimin nr.21 datë 14.03.2023.
Gjithashtu në zbatim të vendimit nr.124 dt 15.03.2023 Policia Gjyqësore Pranë Policisë së Shtetit ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra të subjekteve të hetuar dhe të tjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU “Gjakova” u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa