LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë – po kërkohej edhe për 18 raste të njëjta

Arrestohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë – po kërkohej edhe për 18 raste të njëjta
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi të enjten se ka arrestuar një person, i cili dyshohet për vjedhje në Malishevë.

Sipas policisë, i njëjti dyshohet se ka marrë pjesë në një vjedhje të raportuar me datën 25.12.2023, ku person/a të panjohur kishin thyer automjetin e viktimës në parkingun e një marketi në Malishevë, dhe i kishin vjedhur para dhe gjësende të ndryshme.

“Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Malishevë, pas një hetimi të gjerë dhe intensiv, me datën 07.02.2024 kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin J. K., i lindur në vitin 1984 shtetas i Republikës së Kosovës mbi dyshimin e arsyeshëm se ka kryer veprën penale të raportuar”, thuhet në komunikatën për media.


I dyshuari bëhet e ditur se ka qenë në kërkim policor edhe për 18 raste të tjera të vjedhjeve të kryera në zonën e Malishevës dhe për t’i ikur kapjes nga policia ka përdorur identitete dhe dokumente të rreme, të cilat i janë gjetur dhe sekuestruar në momentin e arrestimit.

“Veprimet hetimore të ndërmarra janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit i dyshuari është ndalur në mbajtje. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në arrestimin dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

Lajme
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Lajme
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Lajme
Kalo në kategori